A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Kanceri i veshkave

Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kacereve: karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e panevojshme), dhe karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku mblidhet urina).

Veshkat dhe ndërtimi

Veshkat janë një çift i organeve të vendosura në abdomenin e çdo njeriu. Secila veshkë ka madhësinë e një grushti.

Veshkat janë pjesë e traktit urinar. Ato prodhojnë urinë duke larguar mbeturinat dhe ujin e tepërt nga qarkullimi i gjakut.

Urina mblidhet në një hapësirë të zbrazët (pelvikun renal) që ndodhet në mes të secilës veshkë. Urina nga pelviku renal (legeni i veshkave) kalon në fshikën e urinës përmes një gypi të gjatë të quajtur ureter. Më pas, urina largohet nga fshika e urinës përmes një gypi tjetër më të shkurtër të quajtur uretër (ureteri dhe uretra dallojnë).

Veshkat po ashtu krijojnë disa substanca të cilat ndihmojnë kontrollimin e presionit të gjakut dhe krijojnë qeliza të kuqe të gjakut.

Mbi secilën veshkë gjendet gjëndrat adrenale, ose gjëndrat mbiveshkore. Një shtresë e indit dhjamor dhe një shtresë tjetër e jashtme e indit lidhor rrethojnë veshkat dhe gjëndrat mbiveshkore. 

/Mjeku.Net/

Nërtimi i sistemit urinar te meshkujt dhe femrat.

Regjistrohu
për buletin